Arrest shtëpiak prej një muaji është vendosur nga Gjykata Themelore në Prishtinë për 19 gratë që u kthyen nga Siria dhe Iraku.
Masa e arrestit shtëpiak për 19 gratë e kthyera nga Siria dhe Iraku është vendosur për periudhën prej një muaji duke filluar nga sot, shkruan lajmi.
Kjo masë e arrestit shtëpiak është vendosur bazuar mbi dyshimin se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019 kanë qenë në zonën e konfliktit Siri – Irak.
Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore:
“R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L u shqiptohet kjo masë për shkak të veprës penale ‘Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës’ dhe ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’”, thuhet në kumtesë.
Masa e arrestit shtëpiak të 19 të pandehurave iu është shqiptuar për periudhën për një muaji duke filluar nga sot.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak”.