Merret vendimi: Ja kur do të mbyllen shkollat

18:00 | 01 Dhjetor 2020

Është marrë vendimi në lidhje me shkollat.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avudullah Hoti, sot në një konferencë shtypi ka folur rreth menaxhimit të pandemisë Covid-19 në vend.

Hoti ka thënë se me sugjerim të IKSHPK-së masat e njëjta do të jenë në fuqi. Ndërsa shtoi se ky gjysmëvjetor shkollor, do të mbarojë më 18 dhjetor dhe do të fillojë më 18 janar.

“Jemi në rrugë të mirë për t’u furnizuar me vaksinën Covid-19, një numër më të madh të tyre.

Në funksion të menaxhimit të pandemisë, jemi dakorduar që ky gjysmëvjetor të përfundojë, më 18 dhjetor, I lus shkollat, komunat që të përmbyllin planin mësimor, më 18 dhjetor dhe të fillojë, më 18 janar”, tha ai.

Komento: