Merret vendimi, katastrofë për Diego Costan

13:36 | 11 Prill 2019

Diego Costa ka marrë ndër lajmet me të këqija në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Ai është dënuar me tetë ndeshje mos lojë nga komisioni disiplinor i La Ligas.

Ky vendim ka ardhur pas sjelljeve të këqija që ka pasur lojtari ndaj gjyqtarit në ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid, përcjell ORAinfo.

Costa gjatë kësaj ngjeshje ishte ndëshkuar me karton të kuq, ku edhe kishte ofenduar gjyqtarin e ndeshjes duke e sharë me nënë.

Ky dënim ka bërë që sulmuesi i Atletico Madrdit ta humbë këtë seoznë dhe ndeshje e radhës do t’i shikojë nga televizori. /ORAinfo/

Komento: