Merret vendimi: Kosova nuk do t’i testet për shtetasit e vendeve fqinje

16:50 | 14 Gusht 2020

Kosova merr vendim që të mos i kërkojë testet për shtetasit e vendeve fqinje.

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka vendosur që t’i hap kufijtë shtetërorë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Sipas këtij vendimi, i bie që shtetasve të këtyre vendeve nuk do të iu kërkohen testet kur të hyjnë në Kosovë.

“Është miratuar edhe vendimi për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë”, thuhet në njoftim.

Komento: