Merret vendimi, me kaq ndeshje dënihet Messi

14:16 | 19 Janar 2021

Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit në Spanjë, ka marr vendimin për Lionel Messin.

Ylli argjentinas është dënuar me dy ndeshje mos-lojë për shkak të kartonit të kuq që e mori në finalen e Superkupës së Spanjës.

Lojtari do të mungoj në ndeshjen e Copa del Rey kundër Cornella dhe në La Liga kundër Elche.

Ky është lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, pasi Messi rrezikoi të dënohej me 4 ndeshje.

Komento: