Merret vendimi: Me kaq ndeshje dënohet Rebic, gjobitet edhe Donnaruma

12:13 | 16 Mars 2021

Dënohet me dy ndeshje Rebic, Milani merr vendim! Edhe Donnarumma gjobitet.

Gjykatësi Sportiv ka vendosur kështu: Ante Rebic do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Serisë A për shprehjet e parespektueshme ndaj arbitrit Fabrizio Pasqua gjatë Milan-Napoli.

Nuk pritet që Milani ta apelojë vendimin e marrë sot dhe madje mund të ketë edhe gjobë për Ante Rebic.

Për Gianluigi Donnarumma, nga ana tjetër, arrin një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Gjoba u vendos pas qëndrimit kër.cënues dhe ofendues të portierit kuqezi ndaj anëtarëve të stolit të Napolit.

Komento: