Italia hap kufijtë më 3 qershor për turistët nga BE.
Në zbutjen e mëtejshme të masave të koronavirusit, Italia ka njoftuar se më 3 qershor do të hapë kufijtë për udhëtarët nga BE.
Zhvillimi vjen teksa shumë vende po zbusim me vigjilencë masat duke iu ruajtur një vale të dytë vrasëse të pandemisë.
Ndërkohë qeveria italiane nënshkroi sot dekretin që lejon turistët nga BE dhe të zonës Shengen të vizitojnë vendin prej 3 qershorit.
Sipas raportimit lejimi nuk do të përfshirë periudhë karantine, pasi Italia kërkon të joshë turistët dhe tenton rinisjen e ekonomisë së mbyllur që prej 9 marsit.
Italia është një nga vendet e goditura më rëndë nga pandemia me më shumë se 31,610 vdekje.
Kryeministri Giuseppe Conte prezantoi sot ndryshimet e udhëtimeve të cilat do të hyjnë në fuqi më 3 qershor.