UEFA ka marr vendim për datën në të cilën duhet të mbyllen kampionatet.
UEFA nuk bën hap pas, kërkon me çdo kusht nga 55 federatat anëtare ti shkojnë deri në fund këtij sezoni.
Nuk duhet të shkohet më shumë se data 3 gusht, ky është afati i fundit që federatat kanë për të mbyllur kampionat kombëtare.
Nuk është shumë e rëndësishme se kur mund të rinisin, apo formula që do të zgjedhin.
Pas mbledhjes së zhvilluar mesditën e sotme në Nion, UEFA i ka vendosur kusht 55 federatave anëtare që brenda 27 majit duhet të paraqesin planin për rifillimin e sezonit.
Objektivi i qeverisë së futbollit europian është që federatat ti zhvillojnë të gjitha ndeshjet sipas kalendarit.