Merret vendimi: Nuk do të ketë futboll deri më 1 shtator

20:39 | 21 April 2020

Është marrë vendimi që nuk do të ketë futboll deri më 1 shtator.

Sezoni i pezulluar i futbollit në Holandë do ta ketë të vështirë të përfundojë.

Kryeministri holandez të martën gjatë një konference për shtyp, ka deklaruar se ndalimi i aktiviteteve është zgjatur deri më 1 shtator, duke përfshirë edhe futbollin.

Masa që ka qenë në fuqi, ka paraparë ndalimin deri më 1 qershor.

Me ndalimin e futbollit deri më 1 shtator, Federatës së Futbollit të Holandës nuk i mbetet gjë tjetër, veç se të përfundojë sezonin 2019/2020.

Në anën tjetër, UEFA në video-konferencën që ka mbajtur sot, ka paraparë rastet e tilla, ku do të kërkojë nga federatat listën e skuadrave që do të dalin në Evropë, në rast të anulimit të kampionatit.

Komento: