Merret vendimi për mjekët dhe punonjësit shëndetësorë të cilët ende nuk janë vaksinuar

21:02 | 25 June 2021

Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë të cilët nuk janë vaksinuar do të pezullohen me ligj.

Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë, të cilët nuk janë vaksinuar do të pezullohen me ligj, është ky rregulli i vendosur së fundmi në Itali.

“Ne kemi dhënë indikacione për të gjitha urdhrat territoriale që, në prani të një vlerësimi nga ASL të punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar dhe mjekëve, të lënë profesionin e mjekut dhe veprimtarinë e tyre derisa të kenë kryer vaksinimin anti-Covid”, u shpreh presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë, Filippo Anelli.

Të dhënat nga Instituti i Lartë i Shëndetit, deri në 9 qershor, janë siguruar nga Shoqata Italiane e Pediatrisë, sipas së cilës “është e nevojshme një ndërhyrje globale e vaksinimit, në të gjitha moshat dhe në të gjitha vendet e botës”.

Pediatrit nuk besojnë se është e drejtë të vaksinohen vetëm fëmijët me sëmundje të mëparshme.

Në Itali, ditën e djeshme janë regjistruar 495 raste të reja të Covid-19, më pak krahasuar me një ditë më parë kur u numëruan 881.

Përsa i përket humbjeve të jetëve, raportohen se 21 persona kanë ndërruar jetë. Numrat e rasteve të reja, për fat të mirë janë gjithnjë e më të ulët.

385 persona janë shtruar në spital në kujdes intensiv, katër më pak se dy ditë më parë. Ndërkohë 2,390 persona janë të shtruar në spital me simptoma të lehta.

Rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve janë Siçilia (85), Lombardia (83), Emilia-Romagna (81) dhe Lazio (71).

Komento: