Merret vendimi për sigurimin që rrahu brutalisht qytetarin në ‘Albi Mall’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Merret vendimi për sigurimin që rrahu brutalisht qytetarin në ‘Albi Mall’

17:29 | 22 Maj 2021

Më 18 maj u publikuan disa pamje të një rrahje brutale në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, ku një person nga sigurimi i kësaj qendre grushtoi e shqelmoi një qytetar për mosbartje të maskës.

E ky person ndaj të cilit do të duhej që të merreshin masa sigurie, siç duket ka pasur trajtim të veçantë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky institucion jo vetëm që nuk ka urdhëruar masë sigurie, por deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj të dyshuarit për sulm, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia u deklarua për këtë rast vetëm në ditën që u publikuan pamjet, duke njoftuar se më 8 maj është proceduar kallëzim penal. E trajtim të veçantë sigurimi i i “Albi Mall” ka pasur edhe në këtë rast.

Sumuesi është trajtuar njëjtë me viktimën, duke u konsideruar të dy, si të dyshuar. Prokuroria në këtë rast ka amnistuar sigurimin e kësaj qendre tregtare, që e la të lënduar rëndë qytetarin, i cili për shkak se nuk mbante maskë u “nokautua”.

Madje raportin mjekësor për lëndimet që i ka marrë viktima nga grushtet e shqelmat e sigurimit të “Albi Mall”, Policia nuk e ka dorëzuar në Prokurori deri më datën 17 maj.

Një trajtim i tillë nuk u bëhet edhe qytetarëve të rëndomtë, të cilët kryejnë vepra të tilla.

Komento: