Merret vendimi përfundimtar për De Jong

17:43 | 01 September 2022

Frenkie de Jong nuk do të largohet nga Barcelona së paku edhe këtë sezon.

Kështu ka raportuar gazetari Fabrizio Romano.

”Frenkie de Jong qëndron te Barcelona. Nuk ka dyshime – ai kurrë nuk ndryshoi mendje.”, ka shkruar Romano.

Për shërbimet e holandezit ka shfaqur interesim të madh skuadra e Manchester United por që Barcelona refuzoi disa oferta nga ”Djajtë e kuq” pasi asnjëra prej tyre nuk kapte vleren e 80 milionë eurove, aq sa kërkonte klubi nga katalonia.

Komento: