Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë, kështë ka thënë i pari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kreyetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për statutin e “Trepçës”.
Kryeparlamentari Veseli ka nënshkruar sot vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për statutin e “Trepçës”.
Ky vendim i nënshkruar nga kryeparlamentari Kadri Veseli rikonfirmon pronësinë 100 për qind të Kosovës në kombinatin më të madh metalurgjik në Kosovë, “Trepça”, e cila tani e tutje do të jetë shoqëri aksionare me aksione 100 për qind të Republikës së Kosovës.
Një ditë më parë, është diskutuar për idenë e Serbisë se për “Trepçën” mund të diskutohet në dialogun final Kosovë-Serbi por reagimi ndaj kësaj teme ka qenë i ashpër nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
“’Trepça’, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE-ja është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. “Trepça” është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka thënë Veseli.