Qeveria angleze ia ka dhënë Premier Ligës dritën e gjelbër që të rifillojë nga 1 qershori.
Futbolli në Mbretërinë e Bashkuar është ndërprerë si pasojë e pandemisë së koronavirusit që në Britani ka marrë më shumë se 30 mijë jetë dhe ka prekur mbi 2020 mijë.
Klubet e Premier Ligës janë përkushuar që ta përfundojnë sezonin në një mënyrë apo tjetër, dhe pritet që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura dhe në lokacione neutral.
Liga ka bërë të ditur gjatë tërë kohës që çdo lëvizje për ta rikthyer futbollin në fushë do të jetë në përputhje me protokollin e qeverisë.