Merret vendimi i prerë, ky është ekipi i ri i Moratës

21:32 | 12 Maj 2019

Atletico Madrid do të shqyrtojë përfundimin e kontratës së huazimit të sulmuesit të Chelsea, Alvaro Morata.

Ylli i Spanjës u bashkua me Atleticon në një marrëveshje huazimi prej 18 muajsh në janar që përmbante mundësinë për të bërë lëvizjen e përhershme për 15 milionë funte, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Morata ka shënuar vetëm gjashtë gola në 17 paraqitje që nga bashkimi dhe AS thotë se Diego Simeone nuk e do më atë në ekip dhe dëshiron ta kthejë atë përsëri te Chelsea.

Simeone është thënë të jetë duke kërkuar gjetkë për një sulmues më frytdhënës, sidomos me shqetësimet që rriten për të ardhmen e Antoine Griezmann të lidhur me Barcelonën./ORAinfo/

Komento: