Merret vendimi: S’ka ushqim në mensë për studentët që nuk pranohen në konvikte

16:37 | 20 Nëntor 2020

Qendra e Studentëve në Prishtinës ka marr një vendim të ri për mensën.

Këtë vit si shkak i pandemisë Covid-19, nxënësit që nuk janë pranuar në konvikt nuk do të ̈ kenë të drejtë për ushqim në mensë.

“Njoftojmë studentët aplikues për vitin akedemik 2020/2021 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë se në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK për shkak të pandemis Covid-19 këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte”, thuhet në njoftimin e QS-së.

“Të drejtë ushqimi në mensë këtë vit kanë vetëm studentët të cilët fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte. Gjithashtu në rast se studentët të cilët nuk e shfytëzojnë të drejtën e banimit në konvikt iu merret e drejta e ushqimi në mensë”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: