Merret vendimi, Zlatan Ibrahimoviç largohet në fund të sezonit nga Milan

12:06 | 17 May 2020

Zlatan Ibrahimovic do të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e tij aktuale Milan.

Në fakt kontrata e suedezit ishte për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Megjithatë suedezi nuk do të vazhdoj kontratën e tij, pasi nuk është i kënaqur me situatën aktuale te Milani.

Agjenti i lojtarit Mino Raiola ka biseduar me Ivan Gazdis nëpërmjet telefonit dhe nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Disa skuadra italiane kanë shprehur interesim për suedezin, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në vendlindje.

Ibrahimovic ka vendosur të rikthehet në Suedi për të luajtur me Hammarbyn, klub ku është bashkëpronar.

Fillimisht agjenti italo-holandez Raiola ishte kundër këtij vendimi, por në fund ai është pajtuar me zgjedhjen e Ibras.

38-vjeçari ka për synim të rikthehet në vendlindjen e tij për të qenë më afër familjes, ndërsa shpreson që ta shpall kampion skuadrën e tij të re Hammarby.

Pas përfundimit të sezonit në Serie A, Ibrahimovic pritet të nënshkruajë me Hammarbyn, klub ku u stërvitë gjatë kësaj kohet ë pandemisë sa ishte në Suedi.

Komento: