Dries Mertens më në fund ka vendosur lapsin në letër për të nënshkruar kontratë të re me Napolin, që do ta mbajë në skuadër edhe për dy sezone.
Nënshkrimi i Mertens ka ardhur ditën e mërkurë, pak orë para finales së Kupës së Italisë, ku Napoli takohet me Juventusin.
“I lumtur që jemi bashkë për një kohë të gjatë. Jetë të gjatë Dries”, ka shkruar presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis në rrjetet sociale, përcjell lajmi.
Mertens ka zgjatur kontratën deri në vitin 2022, me opsionin për vazhdimin e saj edhe për një vit, pasi refuzoi lëvizjen drejt Interit dhe Chelsea.
Pavarësisht moshës 35 vjeçare, ai mbetet një lojtar i preferuar te Napoli, dhe me golin e shënuar kundër Interin, u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
Mertens te Napoli është transferuar në vitin 2013 nga PSV.