Mes dhembjesh e lotësh, i jepet lamtumira e fundit çiftit që u privua nga jeta në Prizren

13:12 | 25 Janar 2020

Varroset çifti që i privua nga jeta në Prizren.

Në varrezat e qytetit të Prizrenit është varrosur sot çifti që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”, njofton Klan Kosova.

Një numër i madh i qytetarëve është vërejtur se ishte gjatë varrimit.

Vetëm dy ditë pas ardhjes në Kosovë, çifti bashkëshortor u privua nga jeta, në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit.

Afër trupave të tyre u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.

Por, se kush e kreu aktin dhe se cili ishte motivi, ende nuk po dihet.

Komento: