Mes dhimbjes së madhe gruaja e Abid Jasharit rrëfen për ngjarjen ku humbi jetën burri i saj

15:57 | 02 Mars 2019

Ditë më parë një ngjarje e rëndë ka goditur Prishtinën

Më 27 shkurt në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë mbeti vdekur Abid Jashari, 34 vjeçar, nga i dyshuari Besnik Shkodrani.

Jashari, sipas policisë u qëllua deri sa ishte në lëvizje me veturën e tij. Ndërsa, personi që dyshohet se e vrau atë është djali i vllahut të gruas së të ndertit.

Një konflikti mes tyre kishte nisur në vitin 2018, andaj edhe u bë shkaktar për vrasjen e Abid Jasharit të mërkurën në mesditë.

Babai i të dyshuarit për vrasjen e Abidit, Baki Shkodra, është deklaruar për media ku kishte thënë s, gjithçka kishte filluar kur motra e tij me familje e saj, kishin shkuar të banonin në shtëpinë e të dyshuarit.

Mes tjerash ai kishte thënë se fëmijët e të ndjerit do t’i ketë përgjegjësi.

Mirëpo, pas kësaj deklarate kanë reaguar familjaret e viktimës.

Gruaja e tij, Selvie Shkodra Jashara, ka thënë për lajmi.net se deklarata e vëllut të saj janë krejtësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Ajo ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjes sesi ka ardhur deri te konflikti dhe vrasja e bashkëshortit.

Mirëpo, edhe vëllau i viktimës, Behar Jasharit ka thënë se është fatkeqësi kur dikush lëre qe nuk e pranon vrasjen që ka kryer, por edhe jep deklarata të pavërteta.

Mes tjerash Selvija thotë se raportet me familjarët e tjerë i ka shumë të mira, në përjashtim me Bakiun me të cilin kur ishte martuar nuk kishte folur 5 vjet deri në të pamen e babait të tre.

Për më shumë lajmi.net u sjell dy rrëfimet e familjes së Abid Jasharit, tashmë i ndjerë.

Komento: