Mes duartrokitjeve, polici i vrarë në Maliq përcillet për në banesën e fundit

14:05 | 05 Qershor 2026
mes-duartrokitjeve,-polici-i-vrare-ne-maliq-percillet-per-ne-banesen-e-fundit

Enea Mekolli, polici i njësisë “Shqiponja”, i vrarë një ditë më parë gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Maliq, u përcoll për në banesën e fundit mes lotëve dhe duartrokitjeve të kolegëve, të afërmve dhe miqve.

Siç shkruan Euronewsal, homazhet për 34-vjeçarin u zhvilluan nga ora 10:00 deri në 12:00 në Pallatin e Kulturës në Pogradec.

Në ceremoninë e nderimit morën pjesë familjarët, të afërmit, kolegët dhe përfaqësues të strukturave të Policisë së Shtetit.

Mes dhimbjes dhe emocioneve të forta, kolegët e Mekollit nga forca “Shqiponja” nderuan kujtimin e tij, duke e përcjellë me respekt dhe mirënjohje për shërbimin e tij në radhët e policisë.

Komento: