Mes emocionesh kryeministri aktual japonez tregon për gjendjen e Shinzo Abes, merr këtë vendim

09:15 | 08 July 2022

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka ndërprerë menjëherë fushatën elektorale dhe është kthyer në Tokio për t’iu drejtuar popullit të tij pas sulmit me armë zjarri ndaj ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Në një konferencë për media, ai u shfaq i emocionuar derisa tregoi edhe për gjendjen aktuale të Abes,

“Aktualisht mjekët po bëjnë gjithçka që munden”, u tha ai gazetarëve në rezidencën e kryeministrit. “Në këtë moment, unë shpresoj dhe lutem që ish-kryeministri Abe t’i mbijetojë kësaj.”

Kryeministri Fumio Kishida, i cili u shfaq i emocionuar, e quajti të shtënat një “akt të urryer”. Ai tha se përderisa nuk dihen motivet zgjedhjet do të vazhdojnë të mbahen, raporton Gazeta Express.

“Zgjedhjet po mbahen. Ky është vetë themeli i demokracisë dhe një incident i tillë ndodhi. Kjo është barbare dhe keqdashëse dhe nuk mund të tolerohet. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të doja të përdorja fjalët më ekstreme që janë në përdorim për të dënuar këtë akt.”

Kishida tha se ka marrë vendim që t’i kthejë nga fushata zgjedhore të gjithë ministrat pas këtij sulmi.

Komento: