Mes frikës së pushtimit rus Ukraina shënon “ditën e unitetit”

12:05 | 16 February 2022

Sot është dita e unitetit në Ukrainë, ndërsa vazhdon frika se forcat ruse të grumbulluara në kufijtë e saj mund të jenë gati për të nisur një sulm.

Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje qytetarëve që të tundin flamurin e vendit dhe të veshin shirita blu dhe të verdhë – ngjyrat kombëtare të Ukrainës.

Flamujt u vendosën jashtë shkollave, spitaleve dhe dyqaneve, dhe himni kombëtar dhe këngë të tjera patriotike u dëgjuan kudo.

“Këta flamuj janë vendosur për një qëllim, për të treguar se nuk kemi frikë nga askush. Ata nuk na trembin,” tha një person që drejtonte një kafene të vogël në bulevardin kryesor Khreshchatyk të Kievit.

Një flamur 200 metra i gjatë u vendos në Stadiumin Olimpik Kombëtar dhe turmat iu bashkuan “marshimit të unitetit” në Kiev.

Zelensky e shpalli 16 shkurtin një “ditë uniteti” gjatë një fjalimi drejtuar kombit të hënën.

Komento: