Mes kundërshtimeve miratohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

13:33 | 24 Maj 2024
mes-kundershtimeve-miratohet-projektligji-per-keshillin-prokurorial-te-kosoves

Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Në këtë Komision pos tjerash u shqyrtua raporti me amendamente në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përkundër kundërshtimeve të deputeteve të opozitës, Komisioni miratoi raportin me amandamente për Projektligjin 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryetari Komisionit, Adnan Rrustemi ka thënë që në këtë projektligj është punuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me ketë gjë.

“E kemi përvetësuar modelin e zgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese në Komision të posaçëm që përben Kuvendi me përbërje të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura që do të kenë përgjegjësinë e selektimit të rekomandimit të seancës së anëtarëve joprokurorë. E kemi trajtuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me ketë gjë. Mund të këtë dallime krejtësisht në nuanca mbi modelin e rregullimit por që përpjekja ka qenë e sinqertë për të sjellë një raport me amandamente”, ka thënë Rrustemi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ishte kundër që të votohet në këtë Projektligj. Sipas tij, ky Projektligj ka shumë hapësirë të cenimit të rekomandimeve të komisionit të Venecias.

E Rrusemi ka dhënë sqarime duke theksuar se Kosova mbi bazën e numrit të prokurorëve që ka, e që janë 19, është shumë i lartë.

Sipas tij, përmes grupit punues si Kuvend e si Komision në raport me Komisionin e Venecias janë kthyer te numri 7.

Edhe deputeti i AAK Besnik Tahiri ishte kundër votimit të këtij Projektligji.

Mendim të njëjtë ndau edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa i cili tha se nuk e përkrah këtë Projektligj dhe si PDK do ta shohin se a ka elemente për ta dërguar prapë në Gjykatën Kushtetuese./EO

Komento: