Mes lotësh e dhimbjesh varrosen burrë e grua që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Podujevë

19:28 | 30 Korrik 2022

Varrosen burrë e grua që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Podujevë

Çifti mërgimtar, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, janë varrosur në Malishevë, pasi vdiqën dje tragjikisht nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik, njofton Klankosova.tv.

Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

Komento: