Mes lotësh e dhimbjesh varrosen pesë pjesëtarët e familjes Bllaca

16:03 | 20 Shkurt 2020

Janë varrosur familja pesë anëtarshe Bllaca nga Gjilani.

Varrimi i tyre është bërë në varrezat e fshatit Cërnicë. Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojana”, të martën.

Në varrim kanë marrë pjesë qytetarë nga gjithë Kosova.

Trupi i nënës Hanife, babait Zeqiri, vëllezërit Blerim e Fisnik dhe motra Valdete Bllaca tani do të pushojnë pranë njërit tjetrit në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.

Të martën, sipas Policisë së Kosovës, Valdete Daka, me profesion police, ka privuar nga jeta me ar’më zjarri zyrtare dy prindërit dhe dy vllezërit e saj.

Më poshtë mund të gjeni disa pamje nga ceremonia e varrimit të familjes pesëanëtarëshe.

Komento: