
Me 6 tetor do të mbahen zgjedhjet në Kosovë, e tani po vazhdohet me fushatën parazgjedhore.
Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke e zhvilluar partitë politike në vend.
Ai ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.
Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Tëitter.
“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar ai.
Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëjë Qeveria në ardhje.
Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni.