Mesazhet komprometuese të PSD-së, ҫfarë tha Shpend Ahmeti për këtë? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mesazhet komprometuese të PSD-së, ҫfarë tha Shpend Ahmeti për këtë?

23:33 | 22 Dhjetor 2018

Pati shumë reagime për mesazhet kompromentuese të deputetëve të Partisë Socialdemokrate.

Por, asnjë reagim nuk e ka bërë i pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Biseda interesante në mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit dhe Dardan Molliqajt, janë zhvilluar dje gjatë seancës, para se të votohej projekt buxheti. Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin.

Këto biseda që janë bërë publike sot nga mediat, kanë ngjallur reagime të shumta. Por, deri më tash asnjë fjalë nuk e ka thënë Shpend Ahmeti, që drejton Partinë Socialdemokratike.

Kanë kaluar më shumë se dhjetë orë që kur dolën në media mesazhet që janë shkëmbyer në Kuvendin e Kosovës, mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit dhe Dardan Molliqajt, ditën kur po miratohej buxheti për vitin 2019.

Biseda kishte edhe në mes të grupit të Partisë Socialdemokratike, ku kryetari Shpend Ahmeti u tregonte se çka të flasin. Mirëpo, deri tash për këto mesazhe nuk e ka thënë asnjë fjalë Shpend Ahmeti.

Ai ka vendosur të heshtë, derisa thuajse të gjitha partitë politike kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

Kurse, nga PSD deri me tash ka reaguar disa herë Dardan Molliqaj, që ishte edhe protagonisti kryes i SMS’ve të Kuvendit.

Molliqaj në reagimin e parë ka folur për këtë SMS ku ka konfirmuar gjithë mesazhet që janë publikuar lidhur me negociatat e PSD’së me Qeverinë.

Ka thënë se kanë pasur biseda katër pesë ditore për të arritur një marrëveshje për të votuar buxhetin e Shtetit.

Kurse, ai më vonë ka reaguar edhe rreth raportimeve se PSD do të bëhet pjesë e qeverisë së Kosovës, duke thënë se partia e tij është e palëkundur në qëndrimin e vet për ta larguar PDK-në nga pushteti.

E, Gazeta Express gjatë ditës ka raportuar se Kadri Veseli e Ramush Haradinaj janë të gatshëm të japin hapësirë në Qeveri për partinë e Shpend Ahmetit. Veç kësaj, burime të gazetës kanë thënë se janë të gatshëm ta largojnë AKR’në dhe t’ia marrin katër ministra.

Komento: