Rrahmani i thotë lamtumirë Veronës me mesazh emocionues.
Amir Rrahmani e ka falënderuar Hellas Veronën, për siç ka thënë, një vit të mrekullueshëm dhe paharrueshëm ku mësoi shumë si futbollist dhe si njeri, në një letër lamtumire, pasi do t’i bashkohet Napolit nga sezoni i ri.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Rrahmani nënshkroi marrëveshje me Napolin në janar, pasi gjiganti i Serie A i pagoi 9.5 milionë euro për ta blerë atë nga Verona, raporton Gazeta Express.
Napoli e la 26-vjeçarin të qëndrojë te Verona në huazim deri në përfundim të sezonit 2019/20 dhe tani pas përfundimit të tij, kosovari do të zhvendoset në Sao Paolo.
Rrahmani pati ndikim të menjëhershëm te Verona, qysh në sezonin e tij të parë në Serie A, pasi u ble verën e vitit 2019 nga Dinamo Zagreb, dhe ishte ndër të veçuarit te skuadra verdhekaltër.
Në një postim emocional në rrjetet sociale, Rrahmani shkroi: “Një vit i mrekullueshëm; një vit i paharrueshëm, i pari për mua në Itali, ku u rrita shumë si futbollist dhe si burrë. Po e lë Hellas Veronën, por gjithmonë do t’i jem mirënjohës shoqërisë dhe trajnerit Juric, bashkëlojtarëve dhe të mi dhe tifozëve të mrekullueshëm verdhekaltër, të cilët më përkrahën dhe me deshën që nga dita e parë deri në ditën e fundit, madje edhe kur e dinin se e ardhmja ime ishte larg Veronës. Një fjalë të fundit: FALEMINDERIT!”
Rrahmani i bëri 36 paraqitje në Serie A dhe një në Kupën e Italisë për Veronën, duke kontribuar me një asist.