Mesazhi i Arben Gashit për ata që po e braktisin LDK-në

10:17 | 29 Dhjetor 2020

Arben Gashi del me mesazh për ata që po e braktisin LDK’në.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka nisur ditën me një pjesë të deklaratës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka publikuar një fotografi mbi të cilën është vënë një citat i deklaratës së tij që u përgjigjet atyre që po e lënë LDK’në.

“Ne jemi LDK – këtu kemi qenë dhe këtu do të jemi, për REPUBLIKËN dhe qytetarët e saj”, thuhet në citatin mbi fotografinë e Gashit.

LDK’ja ende nuk e ka zgjedhur kandidatin e saj për kryeministër, ndërsa është kohët e fundit është bërë partia më e sulmuar.

Komento: