Mesazhi i Eriksen: Ndihem mirë, faleminderit për të gjitha mesazhet e mira

09:39 | 15 Qershor 2021

Eriksen: Ndihem mirë, faleminderit për të gjitha mesazhet e mira.

Mesfushori Christian Erisken më në fund ka thyer heshtjen përmes një mesazhi, i cili është publikuar nga Federata e Danimarkës.

Danezi për disa minuta luftojë me vdekjen në takimin Danimarkë – Finlandë, por fatmirësisht ia doli të mbijetojë, transmeton lajmi net.

Federata e Danimarkës ka publikuar një mesazh të Eriksenit, i cili ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe.

“Përshëndetje të gjithëve, falënderim i madh për mesazhet e mira nga e gjithë bota. Nënkupton shumë për mua dhe familjen time”.

“Jam mirë – sipas rrethanave. Duhet të bëjë edhe disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tani, do brohorasë për djemtë në ndeshjet e radhës të Danimarkës. Luani për të gjithë Danimarkën”, shkroi ai.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Eriksen do vazhdojë të luajë pas atij rasti të rëndë që ‘shokoi’ botën e futbollit.

Komento: