Bill Clinton po vazhdon të qendrojë për vizitë në Kosovë.
Ai është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Clinton është nderuar me dekoratën presidenciale “Urdhri i Lirisë”, derisa është shprehur i gëzuar të jetë përsëri në Kosovë.
Ai këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi në Tëitter duke thënë se paqja e arritur nga populli i Kosovës duhet të festohet jo vetëm në këtë përvjetor, por çdo ditë.
“Jam i nderuar të jem përsëri në Kosovë për të përkujtuar 20 vjetorin e paqës – një arritje nga populli i Kosovës që duhet të festohet jo vetëm në këtë përvjetor, por çdo ditë”, ka shkruar Clinton.