Mesazhi i koduar i Arben Gashit: E mbrojtëm shtetin, po e shihni pse

22:20 | 06 Janar 2021

Arben Gashi me mesazh të koduar pas shpërndarjes së Kuvendit.

Pasi Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që më 14 shkurt të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka dhënë një mesazh të koduar duke thënë se e kanë mbrojtur shtetin e Kosovës.

“E mbrojtem shtetin, tash po e shihni pse! LDK”, ka shkruar Gashi.

Komento: