Mesazhi i Kurtit para ndeshjes: Drejt realizimit të ëndrrës

19:50 | 31 Mars 2026
mesazhi-i-kurtit-para-ndeshjes:-drejt-realizimit-te-endrres

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një mesazh motivues në prag të ndeshjes Kosovë–Turqi që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përmes një postimi publik, Kurti theksoi rëndësinë e kësaj sfide për vendin, duke e lidhur atë me aspiratat për sukses dhe kualifikim në skenën ndërkombëtare.

“Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Drejt fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, ka shkruar ai.

Komento: