Mesazhi i ri i Ibrahimovic pas dëmtimit

12:17 | 24 Nëntor 2020

Ibrahimovic i dëmtuar, por gjithmonë i motivuar: mesazhi i ri.

Zlatan Ibrahimovic në Napoli-Milano tregoi për të shumtën herë se ishte kampion. Dy gola vendimtar dhe një i tretë i anuluar për pozicion jashtë loje. Gjithmonë i gatshëm për të motivuar dhe udhëhequr shokët.

Për fat të keq, në pjesën e dytë të ndeshjes ai u desh të dilte jashtë për shkak të një dëmtimi të muskujve.

Qendërsulmuesi suedez ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe një kontroll i ri do të kryhet pas 10 ditësh.

Ndërkohë, Ibra nuk humbet humorin dhe në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale ai ka publikuar një foto të tij me fjalët “i përjetshëm”.

Përkundër moshës 39 vjeç, numri 11 vazhdon të bëjë ndryshimin dhe nuk është rastësi që flitet për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Një çështje që do të trajtohet më vonë, duke pasur parasysh se tani ka rinovime të tjera më të rëndësishme.

Komento: