Mesazhi i Ronaldos pas fitores dhe pensionimit të Khabib: Babai yt është krenar me ty – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mesazhi i Ronaldos pas fitores dhe pensionimit të Khabib: Babai yt është krenar me ty

00:10 | 25 Tetor 2020

Khabub Nurmagomedov ka shënuar fitoren e tij të 29-të.

Edhe Cristiano Ronaldo ka reaguar pas natës së sontme në UFC.

Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitoren e 29-të në karrierën e tij, kundër Justin Gaethje.

Pas duelit, ylli i UFC bëri të ditur se do të pensionohet, për të dëgjuar dëshirën e nënës së tij, por edhe me arsyen se nuk mund të luftojë pa babanë e tij në kënd.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, një reagim erdhi nga Cristiano Ronaldo, i cili postoi diçka në ‘Instagram’.

“Urime vëlla. Babai yt është krenar me ty”, ka shkruar Ronaldo.

Cristiano Ronaldo po ashtu kishte humbur babain e tij në një moshë më të re dhe e njeh mirë dhimbjen e Khabib.

Khabib tashmë do të pensionohet nga MMA me një rekord 29:0.

Komento: