Xhaxhai i Albert Krasniqit me fjalë prekëse për nipin: Zemrën na ke thy.
Tri ditë pas vdekjes së biznesmenit prishtinas, Albert Krasniqi, axha i të ndjerit Ismet Krasniqi ka shkruar një mesazh prekës për të në rrjetin social.
“Ah Nipi jem po vështirë me shkru për ty,zemrën na ke thy o Albi Zoti te shpërbleftë me xhehnet oj zemra jem. Do të jemi me zemër të thyer deri sa të takohemi në botën e ahiretit!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që dyshohet se Albert Krasniqi u vr.a nga babai i tij, Skender Krasniqi.
Sipas mbrojtjes së Krasniqit, vr.asja e Albertit ishte aksidentale.
Në ndërkohë ndaj Skënder Krasniqit është vendosur masa e paraburgimit për një muaj.
Ndaj tij rëndon akuza për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.