Frika se mes 39 emigrantëve të pajetë ka dhe nga ata me shtetësi vietnameze, po rritet.
Detaje të reja zbulohen çdo moment pas rastit të rëmdë të së mërkurës, ku u gjetën pa jetë 39 njerëz brenda kamionit të mallrave në parkun industrial, pranë zonës Essex, Anglinë Juglindore.
Tani, burime pranë qeverisë vietnameze janë shprehur për CNN se qeveria është kontaktuar nga një baba i cili mendon se e bija 26-vjeçare është një prej viktimave.
Përveç faktit që la shtëpinë për tu nisur drejt Britanisë dhe mungon që prej 3 tetorit, mesazhi i fundit që i ka dërguar të ëmës, i bën prindërit të mendojnë kështu.
Vajza, i ka shkruar prindërve se nuk mund të marrë dot frymë dhe më pas i kërkon falje për mënyrën që zgjodhi të emigronte. Autoritetet besojnë se thuajse të gjithë viktimat janë me shtetësi kineze, por sidoqoftë hetimet për identifikimin e saktë të tyre vijojnë.
Në mesazhin që vajza vietnameze i ka dërguar së ëmës rreth orës 22:28 (me orën Britanike) shkruhej:
“Mami dhe babi, më falni. Rruga që zgjodha për të ikur nuk pati sukses. Mami, të dua shumë ty dhe babin. Po des sepse s’marr dot frymë. Mami më fal shumë, më vjen keq.”
Që prej këtij mesazhi, familjarët nuk dëgjuan më prej 26-vjeçares dhe treguan për autoritetet se kanë paguar rreth 30.000 paund që ajo të shkojë në mënyrë të jashtëligjshme në Angli, shkruan anabel.
Tani, në dëshpërim të plotë e gjithë familja kërkon nëse dikush ka një informacion rreth saj, derisa autoritetet të japin rezultatet përfundimtare nga identifikimi i viktimave.