Conti, mesazh prekës për Milanin: Ishte privilegj, gjithmonë mirënjohës. E ëndërrova ndryshe.
Andrea Conti përshëndet Milanin në rrjetet sociale me një postim të gjatë në Instagram.
Mbrojtësi sot u transferua te Parma dhe firmosi me huazim e detyrim blerje në rast se klubi verdheblu mbijeton këtë sezon.
“Do të kishte kaq shumë gjëra për të thënë për ato që kam ndjerë në këto gati 4 vjet, por për momentin nuk mund t’i gjej fjalët e duhura!
I dashur Milan, faleminderit që më mirëprite në historinë tënde të mrekullueshme plot sharm dhe lavdi, faleminderit që më dhe mundësinë të vishja këtë fanellë kaq prestigjioze dhe të ëndërruar nga kaq shumë fëmijë, por mbi të gjitha faleminderit që më prezantove me njerëz fantastikë që do t’i mbaj gjithmonë zemer!
Kam ëndërruar për një rrugë tjetër, do të kisha dashur të bëja më shumë, por pavarësisht gjithçkaje gjithmonë kam dhënë maksimumin tim për të nderuar më së miri ngjyrat që kam veshur dhe ishte një privilegj! Të uroj fat për gjithçka. Përgjithmonë mirënjohës. Andrea”.