Mesfushori i Man City fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri i vitit”

21:40 | 06 Qershor 2021

Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden shpallet lojtari më i mirë i vitit 2021.

Anglezi ka shkëlqyer me “Qytetarët” këtë edicion duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Foden ka ndihmuar shumë Cityn për të fituar Premierligën dhe Carabao Cup, derisa zhvilloi ndeshje të mirë edhe në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposhten nga Chelsea.

Ndërkohë, sonte (e diele), Foden fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Këtë edicion, Foden ka bërë 50 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 16 gola dhe 10 asistime.

Komento: