Mesfushori i Milanit po transferohet te rivali i madh në Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mesfushori i Milanit po transferohet te rivali i madh në Serie A

12:25 | 14 Prill 2021

Kessie transferohet te rivalët e Milanit.

Probleme te Milani, përveç Calhanoglut dhe Donnarummas edhe Kessia ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Franck Kessie është lojtari kyç te Milani këtë sezon. Mesfushori ivorian ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 11 gola si dhe 5 asistime.

Duke pasur parasysh rëndësinë e tij në skuadër, drejtuesit e Milanit kanë nisur bisedimet me agjentin e Kessie dhe i kanë ofruar kontratë të re me pagë prej 3.5 milionë eurove në sezon.

Mirëpo siç raporton Calcio Mercato, Kessie ka refuzuar ofertën e drejtuesve për rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale i skadon në vitin 2022.

Nga kjo situatë e krijuar kërkon të përfitojë Juventusi dhe Biankonerët do të tentojnë transferimin e Kessie këtë verë.

Në rast se nuk arrijnë këtë verë, atëherë te Juventus janë të bindur se verën e ardhshme do të sigurojnë shërbimet e Kessie me parametra zero.

Komento: