Mesfushori i Napolit shumë i kërkuar, e do edhe Dortmundi

21:39 | 16 August 2020

Dortmund i bashkohet garës për mesfushorin e Napolit.

Borussia Dortmund i është bashkuar Atletico Madrid dhe Everton në ndjekje të mesfushorit të Napolit Allan, por nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë para.

Sipas Sky Sport Italia, gjermanët janë kandidatët e fundit që kanë treguar interes për 29-vjeçarin brazilian.

Sidoqoftë, ata nuk synojnë të ofrojnë më shumë se 25 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën.

Kjo është shumë larg nga çmimi i kërkuar prej 40 milionë eurosh, për të mos përmendur më pak se 38 milionë euro të raportuara, përfshirë bonuset që Everton dhe Atletico Madrid janë të gatshëm të paguajnë.

Everton kishte qenë favoritë për shkak të pranisë së ish-trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti, por pjesëmarrja e Atletico në Ligën e Kampionëve sezonin e ri mund të prish gjithçka.

Komento: