Mesfushori i njohur braktisë Bayernin, po shkon drejt La Ligës

20:16 | 28 Mars 2019

Martinez nuk ka qenë ndër të preferuarit e Niko Kovac.

Bayern Munich po e humb një nga lojtarët kryesorë të mesfushës.

Javi Martinez pritet të largohet nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munichm, shkruan ‘Goal’.

Spanjollit do t’i ofrohet mundësia të largohet nga ‘Allianz Arena’ që të rikthehet tek Athletic Bilbao.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Athletic Bilbao Aitor Elizegi, duke thënë se për Martinez do të ofrohen 20 milionë euro.

“Athleti mund të paguaj shumë lehtë shumën prej 20 milionë eurove për Javi Martinez dhe ne kemi kapacitet për atë shumë. Ky nuk do të ishte problem” ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Martinez nuk ka qenë ndër të preferuarit e Niko Kovac, kështu që lojtari shumë lehtë mund të largohet nga skuadra nga Baskia.

Komento: