Borja Valero ka konfirmuar largimin nga Inter.
Mesfushori spanjoll, ka vendosur të ndajë rrugët me skuadrën ‘Zikaltër’.
Futbollisti përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e Inter, duke falënderuar skuadrën nga ‘San Siro’.
“Ishte një nder të vishja këto ngjyra. Faleminderit për gjithçka Inter”, ka shkruar Valero.
Valero tek Inter ishte transferuar në vitin 2017 nga Fiorentina.