Mesfushorin qe e dëshironin të gjithë arrin marrëveshje me Real Madridin

13:16 | 01 May 2019

Christian Eriksen do të largohet nga Tottenham gjatë verës.

Real Madrid ka përfunduar gjysmën e punës për afrimin e Christian Eriksen në merkaton e verës.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “AS”, klubi madrilen ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin me tipare sulmuese dhe tani pritet që të arrihet marrëveshja edhe me Tottenham, që të lirë të lirë danezin të largohet.

27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2020 dhe nuk ka rinovuar me “Spurs”, me këta të fundit që verën e kaluar i vendosën çmimin 250 milionë euro yllit të tyre. Gjithsesi vlera e tij tani llogaritet në 150 milionë euro, shifër të cilët presidenti Daniel Levy nuk e negocion, pavarësisht dëshirës së Realit për të bërë ulje të mëtejshme.

Blerja e Eriksen është ndër operacionet më të vështira me Tottenham, por Real Madrid ka në anën e vet vullnetin e lojtarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2020 dhe ndihet i zhgënjyer me pagën e tij prej vetëm 4 milionë euro në sezon, teksa Harry Kane iu ofrua kontrata e re me 11 milionë euro neto në sezon, deri në vitin 2025.

Komento: