Mesfushorin që e kërkoi Milani, përfundon në Kinë

22:17 | 29 January 2019

Manchester United është në bisedime me klubin kinez mbi shitjen e mesfushorit, Marouane Fellaini përcjell ORAinfo

Fellaini ka bërë 21 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United këtë sezon

Manchester United është në bisedime me një klub kinez në lidhje me shitjen e mesfushorit belg .Emri i klubit në fjalë nuk është zbuluar, por dritarja kineze e transferimit nuk mbyllet deri më 28 shkurt.

United refuzon të thotë nëse është caktuar një tarifë për lojtarin.

Fellaini, 31 vjeç, ishte nënshkrimi i parë i madh i epokës pas Sir Alex Ferguson, duke u bashkuar me 27.5 milionë funte në ditën e fundit në dritaren e transferimit të verës 2013. Për shërbimet e tij është interesuar edhe Milanit./ORAinfo/

Komento: