Mësimdhënësit e Kosovës sot do të votojnë se a do ta pranojnë propozimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për ta pezulluar grevën deri në janar dhe nisjen e mësimit më 3 tetor, apo do ta vazhdojnë grevë.
Kjo pas një shkrese që u është dërguar mësimdhënësve e ku iu është bërë thirrje të jenë në shkollë në orarin e grevës, pasi do të organizohet votimi.
Një shkollë në kryeqytet tashmë e ka kryer këtë procedurë dhe vendimi i tyre është që greva të vazhdojë.
Mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë e kanë marrë këtë vendim pas mbledhjes së majtur sot.
Ajshe Zogjani, kryetare e Sindikatës së shkollës, ka konfirmuar për EO vendimin, duke sqaruar se deri në realizimin e kërkesave nga Qeveria kjo shkollë do të jetë në grevë.