Mbi 1.3 milion është numri i dozave të vaksinave anti-COVID që janë administruar në Kosovë, që nga fillimi i fushatës së imunizimit ndaj këtij virusi.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë mësimdhënësit janë të fundit në listën e personave që kanë marrë vaksinën antiCOVID.
Të dhënat tregojnë se në Kosovë me të paktën një dozë të vaksinës janë imunizuar 16 mijë e 396 mësimdhënës.