Mësimdhënësit ta harrojnë pagën 600 euro, nëse ndodh kjo – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mësimdhënësit ta harrojnë pagën 600 euro, nëse ndodh kjo

22:21 | 31 Janar 2019

Besnik Tahiri thotë se nëse tërhiqet Ligji i Pagave, mësimdhënësit ta harrojnë pagën 600 euro.

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse tërhiqet Ligji i pagave humbësit më të mëdhenj do të jenë mësimdhënësit.

Tahiri, në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria ka pasur më së shumti takime me SBASHK-un nga të gjitha sindikatat tjera dhe atyre u janë shpjeguar mundësitë.

Ai ka thënë se mësimdhënësit do ta kenë problem të arrijnë pagë mbi 600 euro edhe nëse tërhiqet Ligji i pagave, pasi askush në rajon nuk ka paga më të mëdha.

“Mbajeni në mend nëse tërhiqet Ligji i Pagave, humbësit më të mëdhenj do të jenë mësimdhënësit. Mbi 600 euro, profesori do të ketë problem të arrijë pagë, sepse asnjë profesor i shkollës së mesme në rajon nuk e ka këtë pagë. Po ashtu edhe për mësues 525 euro, edhe për edukatorë…”, tha Tahiri.

Kordinatori Nacional për Qeverisje Lokale ka thënë se shpreson që edhe opozita ta votojë Projektligjin e pagave, pasi në masë të madhe i rregullon problemet.

“Deri në vitin 2021 jam i bindur se rritja e pagave për mësimdhënësit do të arrijë në shifrën 30%…Duhet të shikohet pak edhe cilësia, PISA na ka dalë mjaft keq…”.

Duke folur për grevën e doganierëve, Tahiri ka thënë se do të kenë mirëkuptim për ta, pasi sipas tij është e vërtet se ata kanë punë më specifike se shërbyesit tjerë publikë.

Komento: