Përkrahës të çlirimit të Kosovës kanë ardhur në Kosovë për të marrë festuar bashkë me kosovarët 20-vjetorin e hyrjes së forcave tokësore të NATO’s. Mes tyre është edhe ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq.
Presidenti Fatmir Sejdiu ka postuar fotografi nga takimi i tij me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, i cili gjendet në Prishtinë.
Me ta në fotografi shihet edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.
“Me miqtë e mëdhenjë të Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Nesër në Kosovë shënohen aktivitete të ndryshme në ditën e 20-vjetorit të çlirimit nga Serbia. Përvec Clinton e Mesiq, kanë ardhur edhe ish-sekretarja e SHBA’së, Madeleine Albright, që mbante pozitën gjatë 99’ës.
Siç mëson Gazeta Express, për këtë 20-vjetor në Kosovë ka arritur edhe gjenerali amerikan, Wesley Ckark, që udhëhoqi bombardimet e NATO’s kundër Serbisë.